Me golin që vlejti për 3-0 e përkohshëm të Interit ndaj Sassuolo në “Mapei Stadium”, kapiteni zikaltër barazoi Roberto Boninsegna në renditjen e golashënuesve të përjetshëm të klubit. Argjentinasi arriti kuotën e 171 golave në total.
“E rëndësishme është gjithmonë të arrijmë objektivat kolektivë. Njëherazi është një arritje e madhe për ne dhe për gjithçka kam vuajtur që i vogël. Ky sukses shkon për të gjithë ata që më kanë ndihmuar. Kjo do të thotë shumë për mua dhe për karrierën time,” tha ‘Toro’ menjëherë pas ndeshjes..
RENDITJA
- Giuseppe Meazza: 284 gola
- Alessandro Altobelli: 209 gola
- Lautaro Martinez dhe Roberto Boninsegna: 171 gola
- Sandro Mazzola: 161 gola








