VIDEO / Virale, tifozi që su pa në TV me Halandin dhe reagimi i Pep Guardiolës

Skuadra e Man. Sitit shënoi fitore të çmendur ndaj Liverpoolit 1:2 në stadiumin “Anfield”. Në sekondat e fundit, Rajan Çerki shënoi një gol, por që u anulua nga sistemi VAR. Një tifoz, u fut në fushë dhe filloi t’i përqafonte të gjithë futbollistët e skuadrës së Pep Guardiolas. Madje shkoi edhe te sulmuesi Erling Haaland i cili ishte i shtrirë në fushë. Sigurimi reagoi menjëherë dhe e largoi tifozin nga stadiumi.

Para shënimit të golit ishte edhe një momente interesant në këtë përballje. Trajneri spanjoll Pep Guardiola ishte në vijën anësore, duke përjetuar çdo moment të ndeshjes me shumë pasion. Vetëm një minutë para përfundimit të ndeshjes, Liverpulli mund të kishte barazuar rezultatin, por portieri Xhianluixhi Donarumma regjistroi pritjen më të mirë të ndeshjes, dhe ndoshta të gjithë sezonit deri më tani.

Shumë njerëz e panë topin në portë, dhe kështu bëri edhe Pep Guardiola, i cili nuk mund të habitej nga kjo lëvizje pranë vijës anësore. Ai u përpoq ta kopjonte dhe para kamerave imitoi Donnarumman nga kjo mbrojtje e shkëlqyer. “Çfarë pritje”, u tha Guardiola asistentëve të tij, dhe reagimi i tij u bë viral.

Pas kësaj fitoreje, City është përsëri në minus gjashtë pikë krahasuar me Arsenalin dhe ende ka një shans për të fituar kampionatin e 11-të në Angli.

LEXO EDHE:

Back to top button