Është caktuar arbitri që do të gjykojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe PSZH-së. UEFA-ja, vendosi t’ia besojë këtë ndeshje anglezit Majkëll Oliver.
Për Oliverin, kjo ndeshje do të jetë e 4-a që do ta referojë ai në Ligën e Kampionëve, me dy ndeshje në raundin kualifikues si dhe atë të fazës së ligës midis Ajaksit dhe Interit.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin “Montzhuik”, me fillim në orën 21:00. /IndeksOnline/








