Mickoski: Çdo i përfshirë në rastin e Koçanit duhet të dalë para drejtësisë

Mickoski: Çdo i përfshirë në rastin e Koçanit duhet të dalë para drejtësisë

Kryeministri Hristijan Mickoski, lidhur me raportimet për përfshirjen e inspektorëve tatimorë në rastin e Koçanit të cilët nuk ishin përfshirë në aktakuzë, deklaroi se kushdo që në çfarëdo mënyre dhe në çfarëdo forme ka çfarëdo lidhje me këtë rast, duhet të dalë para drejtësisë.

” Sigurisht që rastin është duke e udhëhequr Prokuroria. Prokurori i shtetit, Kocevski – siç e patë edhe ju – gjatë kësaj periudhe kanë qenë rreth dymbëdhjetë prokurorë që kanë punuar në këtë rast. Nëse pyetja është nëse jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, përgjigjja ime është: jo, nuk jam i kënaqur. Dhe pikërisht për këtë arsye ne e mbështetëm në Kuvend shkarkimin e Kocevskit. Pse LSDM-ja dhe BDI-ja nuk e mbështetën shkarkimin e Kocevskit – kjo është një çështje tjetër. Pra, kushdo që në çfarëdo mënyre dhe në çfarëdo forme ka çfarëdo lidhje me këtë rast, duhet të dalë para drejtësisë”, deklaroi Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button