Arbitër francez dhe pa eksperiencë në sfidën Bullgari-Maqedoni?!

Zheremi Pinjar nga Franca është deleguar si arbitri kryesor i ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, e cila do të zhvillohet më 2 qërshor në Razgrad, në orën 18:00.

Ai është një gjyqtar relativisht i ri dhe i panjohur, por edhe nga ata gjyqtarë të talentuar, të cilët duhet endetë dëshmohen.

Ai drejton rregullisht në kampionatin e Francës, por në skenën evropiane ka drejruar vetëm ndeshjet e kombëtareve të moshave të reja.

Asistentët e tij do të jenë Aurelien Druet, Loren Konigio dhe Mishell Lesazh. Kujtojmë se në këtë fazë të Ligës së Kombeve, nuk do të ketë “VAR”.

LEXO EDHE:

Back to top button