Arbitrat kosovar në sfidën miqësore Maqedoni-Slloveni

Të martë do të zhvillohet përballja miqësore në mes Maqedonisë dhe Sllovenisë në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitrat kosovar. Gjqëtari kryesor do të jetë Besfort Kasumi, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Igor Stojçevski nga Maqedonia e Veriut.

 

Delegimi i gjyqtarëve kosovarë nga UEFA vërteton punën e mirë të Komisionit të Gjyqtarëve dhe progresin e bërë në vitet e fundit, por edhe besueshmërinë që ka UEFA tek gjyqtarët kosovar. Kujtojmë se katër gjyqtarë ishin edhe në përballjen në mes Turqisë dhe Azarbejxhanit.

LEXO EDHE:

Back to top button