Selmani sjell Kupën për Hamarbin, buzëqesh Ibrahimoviç

Ylli i Kosovës, Astrit Selmani që luan në skuadran e Hamarbit, shënoi golin vendimtar në Kupën e Suedisë, pas së cilës skuadra e Hamarbit arkëti trofeun.  Selmani ishte titullar nga minuta e parë dhe zhvilloi plotë 120 minuta, ngase koha e rregullt dhe shtesa përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0. Në gjuajtjen e penalltive, nga mysafirët gaboi Traore, derisa gjuajtjen përfundimtare iu besua Selmanit që e konkretizoi në gol.

Ndërkohë ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka vlerësuar lartë sulmuesin Astrit Selmani. Ibrahimovic që është aksionar te skuadra e Hammarby, për kosovarin tha se për këtë arsye e transferuan.

“Për këtë arsye e transferuam këtu, që të jetë vendimtare në këtë momente”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Selmani do humbas ndeshjen e Kosovës ndaj San Marinos, por do jetë i gatshëm për Maltën.

LEXO EDHE:

Back to top button