Konte në bisedime me Realin dhe Totenhamin?!

Trajneri i Interit, Antonio Konte është duke negociuar me Real Madridin dhe Tottenhamin dhe mund të ribashkohet me drejtorin sportiv Fabio Paratici te Totenham Spurs. Tekniku italian është agjent i lirë pasi ndërpreu kontratën me Interin, duke fituar titullin e Seria A.

Sipas SportItalia, Konte ka nisur negociatat me Real Madridin dhe ka prezantuar projektin te presidenti Florentino Perez. Sidoqoftë, Diario AS, raporton se Perez nuk është impresionuar nga Konte.

Pos kësaj, Konte vazhdon negociatat me Totenhamin, aty ku mund të bashkohet me Paraticin. Paratici dhe Beppe Marota ishin personat që e sollën Konten te Juventusi në vitin 2010, ndërsa pastaj Marota kaloi te Inter, kurse Paratici javën e kaluar konfirmoi se nuk do ta rinovojë kontratën.

LEXO EDHE:

Back to top button