VIDEO / Arbitri 53-vjeçar thotë “lamtumirë”, lojtarët e marrin në krahë

Në fushat e futbollit mund të shihni lloj-lloj historish nga lojëra të pazakonta apo gola që duket se sjellin magji. Nuk mungojnë as nderimet shumë të veçanta për protagonistët e fushave të blerta, si gjyqtarët. Kështu ndodhi me Nobutsugu Murakami në Japoni.

E pazakontë është se pikërisht një arbitër “pensionohet” me shumë nderime, duartrokitje dhe pa fyerje, në moshën 53-vjeçare. Gjatë ndeshjes mes Nagoya Grampus kundër Urawa Reds, arbitri Murakami vendosi t’i japë fund profesionit pas vitesh të tëra në fushat e lojës.

Me këtë rast, lojtarët e të dyja skuadrave i bënë një nderim të veçantë. Së pari, dy skuadrat i bënë një lloj korridori, ndërsa i gjithë stadiumi duartrokiti për lamtumirën e tij./Telesport/

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button