" "
Ylli i Fenerbahçes, Arda Guler ka bërë zgjedhjen e tij në lidhje me të ardhmen. Guler është sensacioni i momentit në botën e futbollit.
Ai po tregon paraqitje fenomenale me ekipin turk, andaj ka rënë në radarin e shumë klubeve. Në mesin e tyre në garë për 18 vjeçarin janë Real Madridi dhe Barcelona.
Me Guler që sipas mediave të huaja ka bërë tani zgjedhjen dhe dëshiron të vazhdojë karrierën në Madrid. Kështu anësori pritet të zyrtarizohet këtë merkato si lojtari më i ri i ‘Mbretërve’. /Lajmi/








