Ardijan Muça pritet të emërohet drejtor në Agjencinë e Punësimit

Ish drejtori i ndërmarrjeve “Parqet dhe Gjelbërimi”, Ardijan Muça, siç mëson Alsat pritet të emërohet në postin e drejtoritë të Agjencisë së Punësimit. Në këtë pozicion Muça pritet të zëvendësoj drejtorin Abdush Demirin, e Lëvizjes Besa. Ndërkohë, Armend Fazliu pritet të emërohet drejtor ekonomik në spitalin klinik të Tetovës. Sa i përket drejtorëve tjetër në kuadër të Qytetit të Shkupit, ku funksionojnë gjithsej 8 ndërmarrje publike, 8 ndërmarrje kulturore publike dhe 22 shkolla të mesme, për momentin ushtrues detyre drejtorë janë emëruar në ndërmarrjet NQP- Shkup, Drisla, Laika, Parqet dhe Gjelbërimi dhe Rrugët dhe Rrugicat dhe në Kopshtin zoologjik-Shkup./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button