ISHP: Javën e kaluar 8 për qind më pak të infektuar nga Covid-19

Ulje për 8 për qind të numrit të të infektuarve nga Kovid-19 javën e kaluar, regjistroi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin javor me koronavirusin në vend.

Nga 13 deri në 19 dhjetor nga Kovid-19 janë infektuar 1.992 persona. Janë testuar 19.943 persona, 8.1 për qind më shumë se java e kaluar. Më shumë të infektuar të rinj ka në Shkup. Është regjistruar ulje e të infektuarve në të gjitha grup moshat, ndërkohë më të përfshirë janë personat e moshës mbi 60 vjeç (22.8) për qind. Më pak të infektuar janë regjistruar tek grup-mosha 0-9 vjet (3.5 %).

Sipas gjinisë, 52,8 për qind e pacientëve janë gra dhe 47,2 për qind janë burra.
Janë raportuar 66 vdekje, kryesisht në Shkup (19) dhe nga grup-mosha mbi 60 vjeç (80.3%).

Raste aktive në vend janë 5376, prej tyre 347 të shtruar në spital, që është 18,7% më pak se një javë më parë, nga të cilët 243 janë me oksigjeno terapi dhe 12 me ventilim mekanik.
Javën e kaluar janë regjistruar 1963 persona të shëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button