Ardon Jashari: Është për të ardhur keq që nuk fituam

Ardon Jashari ka folur për mediat italiane pas barazimit 1:1 ndaj Komo-s në Serie A. Mefushori shqiptar që bëri një asist mbrëmë, tha se ndihet keq që skuadra e tij nuk fitoi.

“Jam dakord me Rafën. Ishte një ndeshje e vështirë, por luajtëm më mirë se në ndeshjen e parë. Ishim të rrezikshëm me topat pas mbrojtjes së tyre. Është për të ardhur keq që nuk fituam, por ndeshja tjetër është afër”, u shpreh Jashari.

Skuadra e Milanit me këtë barazim shkon në kuotën e 54 pikëve, shtatë më pak se lideri, Inter (61)./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button