PSZH merr frymë më lehtë, 10 ditë pushim për yllin kryesor pas dëmtimit në Champions
Te PSZH marrin frymë të qetë pas lajmeve të mira që nga infermieria në lidhe me gjendjen e sulmuesit Ousmane Dembele. Francezi u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 27 minutash në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Monako-s.
Lojtari pësoi një dëmtim në pulpën e majtë, duke ngritur shqetësime për një tjetër periudhë të gjatë jashtë fushe, pasi Dembele kishte qenë jashtë për tre javë me një problem të ngjashëm.
Sipas “L’Equipe”, numri 10 i parizienëve ka marrë siguri nga stafi mjekësor, pasi dëmtimi pritet të jetë më i lehtë se ai i mëparshmi. Për pasojë, fituesit i Topit të Artë pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dhjetë ditë.
Ai mund të humbasë ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Monakod. Vetëm testet mjekësore që ai do t’u nënshtrohet në ditët në vijim do të konfirmojnë dyshimet e mëtejshme për rikthimin e tij.







