Argjentina e Messit luan ndaj Arabisë Saudite, Franca sfidohet nga Australia

Kampionati Botëror do të vijojë me ndeshje interesante edhe sot, në kuadër të fazës së grupeve. Më fillim nga ora 11:00, Argjentina e Lionel Messit do të sfidohet nga Arabia Saudite.

“Albicelestes” llogariten favoritë në këtë takim, por nuk janë të përjashtueshme as befasitë. Messi me shokë do ta synojnë vetëm trepikëshin, ndaj një Arabie Saudite që do të synojë të mbrohet.

Në ndeshjet tjera, Danimarka ka punë me Tunizinë në orën 14:00, teksa tri orë më pas Meksika përballet me Poloninë.

Ndeshja e mbrëmjes do të jetë ajo në mes të Francës dhe Australisë, më fillim nga ora 20:00, me “Gjelat”, që i duhet ta “arnojnë” repartin e sulmit, në mungesë të Karim Benzemas.

LEXO EDHE:

Back to top button