Argjentina fiton, por Mesi ishte afër lëndimit fatal

Kombëtarja e Argjentinës ka arritur ta mposht Venezuelën me rezultat 1-3 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

Golin e epërsisë e realizoi Lautaro Martinez krejt në fund të pjesës së parë në min 45+2’ për 0-1. Në një moment të ndeshjes, kishte një ndërhyrje të ashpër ndaj Lionel Mesit, andaj referi kryesor ndëshkoi me karton të kuq Adrian Martinez.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi njëjtë me Argjentinën që nuk ndaloi sulmet dhe dyfishoi epërsinë përmes Hoakim Koreas në min e 71’ ndërsa vetëm tre minuta më vonë shënoi edhe Anhel Korrea në min e 74’ për 0-3. Krejt çfarë arriti të bëjë Venezuela deri në fund ishte goli i nderit i realizuar nga Yeferson Soteldo në min 90+4’ për rezultatin përfundimtarë 1-3.

Me këtë fitore tani Argjentina vazhdon sigurt drejt kualifikimit në ‘Katar 2022’ pasi ka 15 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjeve, ndërsa Venezuela ka vetëm katër pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button