Reja: Na masakruan arbitrat, por asgjë nuk ka përfunduar

Trajneri Edi Reja nuk alarmohet me humbjen në Poloni, pasi pranon se skuadra ka bërë një ndeshje të mirë, përveç disa gabimeve individuale, por drejton gishtin edhe nga arbitrat italianë, duke sjellë në vëmendje disa episode.

“Për pjesën më të madhe të lojës ne e mbajtëm topin mjaft mirë, por me tre kartonë të verdhë pas 8 minutash, ishim të masakruar. Ishin disa episode që nuk i patëm në favor dhe madje u ndëshkuam. Kemi një penallti që ha diskutim, që nuk u akordua në favorin tonë, ndërsa kundërshtarët u falën disa herë nga kartoni. Nuk dua t’i mohoj asgjë Polonisë, ashtu si e pranoj që gabuam në goditjet standarde, por edhe arbitrimi çaloi sot,” tha mes tjerash Reja në një intervistë për “Supersport”.

LEXO EDHE:

Back to top button