VIDEO / Argjentina në çerekfinale, Mesi shënon gol

Argjentina mundi Australinë me 2-1 dhe kaloi në çerekfinale të Botërorit “Katar 2022”. Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe nuk ishte një Argjentinë perfekte ndaj Australisë, ku të kaltërit e Skalonit kanë fituar me vështirësi. Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, ku Messi përballë tre kundërshtarëve dërgon topin mjeshtërisht në rrjetë. Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, por ishte i dukshëm presioni i lartë i ushtruar nga australianët.

Argentina’s Lionel Messi (10) shoots the ball to score the opening goal past Australia’s goalkeeper Mathew Ryan, right, during the World Cup round of 16 soccer match between Argentina and Australia at the Ahmad Bin Ali Stadium in Doha, Qatar, Saturday, Dec. 3, 2022. (AP Photo/Manu Fernandez)

Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Argjentinës, ku në minutën e 57-të, De Paul dhe Alvarez ushtrojnë presion në zonën e kundërshtarit duke bërë që portieri të humbas topin dhe Alvarez e dërgon në rrjetë.

Befasia vjen në minutën e 77-të, ku Australia e palodhur gjen golin e ngushtimit të rezultatit, ku goditja e kryer devijohet nga Ferndandez dhe shkon në rrjetë. Argjentina tentoi edhe disa herë të shënonte golin e sigurisë, por nuk ia doli.

 

Me këtë fitore, Argjentina dhe Messi kalojnë në fazën çerekfinale, ku do të gjejnë përballë Holandën.

LEXO EDHE:

Back to top button