Estonia do të blejë nga SHBA-ja sistem të raketave të artilerisë në vlerë 200 milionë dollarë

Estonia do të blejë nga SHBA-ja sistem të raketave të artilerisë në vlerë 200 milionë dollarë

Estonia, anëtare e NATO-s dhe fqinje e Rusisë, njoftoi se me një marrëveshje prej 200 milionë dollarësh do të blejë nga SHBA-ja sistem të raketave të artilerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e mbrojtjes së Estonisë theksuan se me marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në për sistemin artilerik HIMARS, krahas municioneve dhe pajisjeve me një vlerë mbi 200 milionë dollarë do të sigurohet edhe trajnim.

Marrëveshja përfshin edhe raketat HIMARS me distancë prej 70 deri në 300 kilometra. Pritet që dorëzimet e para të kompanisë “Lockheed Martin Corporation” të realizohen në vitin 2024.

Zyrtarët theksuan se marrëveshja është projekti më i madh për furnizimin e armëve dhe se marrëveshja në fjalë do të rrisë kapacitetin mbrojtës të Estonisë.

Nënkoloneli, Kaarel Maesalu nga Forcat e Mbrojtjes së Estonisë në një deklaratë tha se sistemi multiraketor HIMARS është një hap i rëndësishëm në aspektin e kapacitetit mbrojtës të vendit të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button