Argjentina nis imunizimin kundër Covid-19 me vaksinën ruse

Argjentinasit do të vaksinohen me vaksinën ruse kundërCOVID-19 Sputnik V duke filluar prej nesër, transmeton Anadolu.

“Dozat e vaksinës Sputnik V që mbërritën nga Rusia do të jenë në dispozicion në secilën provincë dhe të martën më 29 dhjetor në ora 9 të mëngjesit vaksinimi i njëkohshëm do të fillojë në të gjithë vendin”, tha presidenti Alberto Fernandez në Twitter.

“Ne vazhdojmë të punojmë së bashku sepse shqetësimi ynë i vetëm është shëndeti i burrave dhe grave argjentinase”, shtoi Fernandez.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi grupi i parë i 300.000 dozave arriti në Argjentinë, pas autorizimit për përdorimin emergjent të vaksinës të dhënë nga Administrata kombëtare e Argjentinës për Barna, Ushqime dhe Pajisje Mjekësore, ose ANMAT. Vendi u dakordua për të blerë rreth 10 milion doza të vaksinës Sputnik V.

Një marrëveshje tjetër për të blerë 22 milion doza të vaksinës AstraZeneca / Oxford COVID-19 është arritur gjithashtu.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA, Argjentina me një popullsi prej gati 45 milion, ka regjistruar rreth 1,6 milion raste të koronavirusit dhe më shumë se 42.600 vdekje.

LEXO EDHE:

Back to top button