Tërmet me fuqi prej 5.2 shkalë goditi Kroacinë Qendrore

Një tërmet i fuqishëm goditi mëngjesin e sotëm pjesën qendrore të Kroacisë. Tani për tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmeve të shumta materiale t materiale janë të shumta. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tërmeti me fuqi prej 5.2 shkallësh të Richterit kishte epiqendër pranë qytetit Sisak, rreth 50 kilometra në jug të Zagrebit. Tërmeti u pasua edhe nga dy goditje të tjera rreth 5 shkallëshe.

“Ishte goditje e fuqishme, sikur të kishte plasur ndonjë bombë. Gjithçka u dridh. Vrapuam menjëherë dhe dolëm jashtë. Vetëm shikuam nëse jemi gjallë të gjithë. I pamë edhe fqinjët teksa dilnin sikur ne. Ishte tërmeti më i fuqishëm që kam parë në jetë”.

Krerët e shtetit kroat i vizituan Sisakun dhe iu premtuan banorëve të tronditur se do t’i sanojnë të gjitha dëmet, sapo t’i vlerësojnë ato. Kryeministri, Plenkoviç tha se në këtë rast ndihmon përvoja nga tërmeti i para 9 muajve.

Erdhëm për t’i mbështetur bashkëqytetarët tanë. Si ishte viti, kështu edhe po mbaron. Të gjitha shërbimet do të jenë në dispozicion të qytetarëve. Këtu është mbrojtja civile, Ministria e Mbrojtjes nëse ka nevojë për ndihmë. Dëmet janë më të mëdha në Petrinja sesa në Sisak. Na vjen mirë që nuk ndodhi ndonjë dëm më i madh. Tani kemi përvojë dhe do të përpiqemi t’i rimëkëmbim dëmet, ta ndihmojmë Sisakun, Petrinjën dhe gjithë qarkun të riparohen sa më shpejt të jetë e mundur – deklaroi Andrej Plenkoviç, Kryeministër i Kroacisë.

Në muajin mars kur Kroacia ishte në karantinë për t’u mbrojtur nga përhapja e pandemisë, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën.

Anesa SaliHu

LEXO EDHE:

Back to top button