Rusi, 17 të vdekur nga fundosja e një anije peshkimi

Anija ruse e peshkimit “Onega” me 19 anëtarë të ekuipazhit është fundosur sot në veri të Detit Barents, njoftuan zyrtarë të situatës emergjente.

Sipas të dhënave paraprake, 17 persona e kanë humbur jetën dhe dy u shpëtuan nga anija që nuk ishte larg zonës së aksidentit, tha ministria në një njoftim.

Shërbimet e urgjencës u njohën me situatën kur një anije shpëtimi u aktivizua në anijen me emrin “Onega”, transmeton Anadolu.

Aktualisht, pesë anije po kërkojnë pjesën tjetër të ekuipazhit. Kushtet e këqija të motit nuk lejojnë operacione të shpëtimit ajror.

Hetuesit kanë hapur hetim për shkeljen e rregullave të sigurisë në funksionimin e transportit detar dhe ujor. Akullimi konsiderohet si shkaku më i mundshëm i fundosjes.

LEXO EDHE:

Back to top button