Argjentina priti 36 vite për trofeun e kupës së botës

Me triumfin ndaj Francës pas ekzekutimit të penalltive, Argjentina e ka fituar titullin e tretë të Kupës së Botës në histori të saj. Për ta bërë këtë, kjo kombëtare ka pritur hiç më pak se 36 vjet.

Janë 36 vjet pritje për Argjentinën, nga viti 1986 deri në vitin 2022, përpara se të ngrihej sërish Kupa e Botës.

Siç theksohet nga “Opta”, kjo është periudha e dytë më e gjatë pa ngritjen e kupës pas asaj të Italisë, e cila u desh të priste 44 vjet nga viti 1938 deri në vitin 1982.

LEXO EDHE:

Back to top button