Deshamp: Nuk i kishim të gjitha forcat, nuk do të hyj në shpjegime

Humbja në finale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës nuk i ka pëlqyer aspak trajneri të Kombëtares së Francës, Didie Deshamp. Pas ndeshjes ai ka reaguar duke thënë se në disa raste karrakteri dhe cilësia nuk mjaftojnë si dhe është shprehur se nuk dëshiron të futet fare në shpjegime më të hollësishme.

“Nuk i kishim të gjitha forcat për arsye të ndryshme, nuk do të hyj në shpjegime. Përmbysëm një situatë shumë të kompromentuar falë cilësisë dhe karakterit, por nuk mjaftoi”, tha ai.

Franca dhe Argjentina luajtën baras 3-3 pas 120 minutave lojë, kurse fituesi u përcaktuar pas penalltive ku Argjentina triumfoi me rezultat 4-2.

LEXO EDHE:

Back to top button