Çmimi i arit ka shënuar sërish rënie
Çmimi i arit ka shënuar sërish rënie. Sot, në bursat ndërkombëtare, një gram ar tregtohet me rreth 124 euro, ndërsa një ons (31.1 gramë) shitet për 3,863 euro.
Ekspertët theksojnë se vlera e metalit të çmuar vazhdon të ndikohet nga pasiguria ekonomike globale, inflacioni dhe tensionet gjeopolitike. Në situata të tilla, investitorët tradicionalisht i drejtohen arit si një strehë e sigurt për kapitalin e tyre.
Çmimi i arit në bursë ndryshon vazhdimisht gjatë ditës, varësisht nga lëvizjet e dollarit amerikan, si dhe nga oferta dhe kërkesa në tregjet botërore.









