Shkupi kujton tërmetin me një akt human, qytetarët dhurojnë gjak

Gazetare: Amila Rashiti

Kryqi i Kuq organizoi aksion për dhurimin e gjakut në 63 vjetorin e tërmetit në Shkup.

“Shpëto një jetë. Një pikë gjaku shpëton jetë. Prandaj ne dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë. Ky është një aksion i madh i dhurimit të gjakut, me rastin e përvjetorit të tërmetit më të madh të Shkupit të 26 korrikut. Për këtë arsye kemi ardhur të dhurojmë gjak,“ tha një qytetare.

Sipas Kryqit të Kuq interesimi i qytetarëve për t’u solidarizuar në këtë ditë historike të Shkupit ishte shumë i madh.

“Para së gjithash, mund të them se duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, të mos kenë pasur ndonjë sëmundje të fundit. Gjithçka që nevojitet është të kenë mbushur 18 vjec dhe të kenë dëshirë për të dhuruar gjak,” deklaroi Dr Eftim Dimitrovski, Kryqi i Kuq.

Ështe e rëndësishme që ky aksion i dhurimit të gjakut të zhvillohet pikërisht gjatë periudhës së verës, kur njerëzit janë më të shpërndarë për shkak të pushimeve vjetore dhe udhëtimeve, prandaj mund të ketë mungesë të gjakut dhe produkteve të gjakut. Për këtë arsye, edhe sot, por edhe në ditët në vijim në të gjithë vendin, si dhe gjatë muajit gusht, do të organizohen aksione të dhurimit të gjakut, të cilat do të synojnë vazhdimësinë e dhurimit dhe plotësimin e rezervave të gjakut dhe produkteve të gjakut.” tha Aleksandra Valkanovska, Drejtues i sektorit për dhurimin e gjakut.

27 korriku i vitit 1963 i kujton Shkupit tërmetin që shkaktoi shumë dëme dhe la 1070 viktima dhe mbi 200 mijë qytetarë mbeten pa strehë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button