MPB: 12 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 12 shoferë në lokacione të ndryshme në vend, për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

“Prej tyre, 11 drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, konkretisht: S.I. (24), F.B. (24), B.M. (21), D.S. (20) dhe S.R. (36) nga Shkupi, S.F. (30) nga Zelenikova, Xh.U. (34) nga një fshat në komunën e Çashkës, O.F. (41) nga rrethi i Krushevës, F.V. (24) dhe D.M. (31) nga Kumanova dhe rrethina e Kumanovës”, njoftoi MPB.

Ndërkohë nga MPB theksojnë se , S.A. (34) nga rrethina e Kërçovës drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe me shpejtësi prej 100 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 km/h. Gjithashtu nga liria është privuar edhe A.S. (37) nga një fshat në komunën e Ilindenit, pasi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

MPB njofton se pas dokumentimit të rasteve, ndaj të arrestuarve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button