Irani ndal sulmet ndaj SHBA-së, ulen tensionet në Lindjen e Mesme

Pas javësh përshkallëzimi, operacionet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë pezulluar përkohësisht. Përderisa palët kanë ndërprerë sulmet pas një periudhe tensionesh, përpjekjet diplomatike i hapën rrugë rikthimit të një marrëveshjeje armëpushimi në tryezën e bisedimeve. Megjithatë, ushtria amerikane mbetet në gjendje gatishmërie kurse nga Irani kjo pauzë shihet si një manovër taktike nga ana e Presidentit amerikan Donald Tramp.

Ulja e tensioneve është reflektuar menjëherë edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të konsiderueshme, me Brentin që është ulur për rreth 5%, respektivisht nën 92.82 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u ul në 85.29 dollarë për fuçi. Kjo rënie vjen pas rritjeve të mëdha gjatë javëve të fundit, ku shqetësimet për konfliktin dhe transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit i shtynë çmimet drejt 100 dollarë për fuçi.

Megjithatë, situata në rajon mbetet e brishtë. Trafiku i anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit vazhdon të jetë në nivele të ulëta, ndërsa qindra anije mbeten të bllokuara. Irani ka bërë të ditur se po vazhdon bisedimet me Omanin për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve, ndërsa shqetësimet janë zgjeruar, pasi rebelët Huthi në Jemen kanë kërcënuar transportin detar dhe kanë sulmuar të paktën një cisternë saudite të naftës.

Pavarësisht pauzës në luftime dhe sinjaleve për rikthim të dialogut, tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

LEXO EDHE:

Back to top button