Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit

Presidenti amerikan, Donald Tramp, tha se beson që lufta me Iranin, që ka nisur mbi gjashtë muaj më parë, do të përfundojë “menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor në Shtetet e Bashkuara. Irani nuk mund të rezistojë më, u tha Tramp gazetarëve. Ai e akuzoi Teheranin se është i dëshpëruar për të ndikuar në zgjedhje. Në deklarimin e tij për gazetarët, Tramp tha gjithashtu se SHBA-ja nuk po kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, megjithëse shtoi se mund të zhvillohen negociata. Në qershor, Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synonte t’i jepte fund armiqësive, por marrëveshja dështoi. Javët e fundit, palët janë përfshirë në sulme reciproke, për të cilat vëzhguesit thonë se mund të rrezikojnë që ta përshkallëzojnë konfliktin dhe konflikti të kthehet në një luftë në shkallë të plotë.

“Nafta do të fillojë të bjerë sapo ta fitojmë luftën me Iranin, e cila po zhvillohet pikërisht tani. Ne kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit. Mendoj se duhet ta quajmë Ngushtica Tramp. Unë duhet të përfitoj diçka prej saj. Vendi i tyre po shpërbëhet. Ata kanë qenë ngacmuesi i Lindjes së Mesme për 51 vjet, dhe tani nuk janë më ngacmuesi.” – Donald Tramp, Presidenti i SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button