Brenda një muaji, Bullgaria ndalon dy dërgesa me speca nga Maqedonia e Veriut, shkaku i pesticideve

Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore, ka ndaluar futjen në tregun e Bashkimit Evropian dërgesën me speca nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Specat kishin përmbajtje të lartë të pesticideve. Kjo u konstatua gjatë testeve laboratorike, në kuadër të kontrollit të përforcuar të fruta-perimeve të freskëta të destinuara për tregun bullgar. 9.5 ton speca nga Maqedonia e Veriut do të dërgohen për asgjësim.

Brenda një muaji janë ndaluar dy dërgesa me speca, në total prej mbi 21 ton me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button