Arifi: Në fokus zhvillimi i infrastrukturës! Kasami: S’keni asnjë projekt të mirëfilltë

Gara për Tetovën është në fokus të debatit zgjedhor sonte në Alsat. Dy kandidatët që shkojnë na balotazh më 31 tetor, Teuta Arifi e BDI-së dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa debatuan në kuadër të emisionin 200. Arifi tha se katër vitet e ardhshme përkushtimi i komunës do të jetë në infrastrukturë.

…edhe impianti i ri i kanalizimit është një projekt shumë i rëndësishëm. Ajo që është me rëndësi është se ujësjellësi në ndërtim dhe të gjitha investimet që bëhen kanë koston e lartë dhe kërkojnë kohën e tyre të duhur. Unë jam e kënaqur që kemi bërë distancën nga ajo kohë e gjatë që kemi pasur 8 vite më parë, për të folur sot më shumë për defekte se sa për mungesë të ujit të pijshëm”, tha Teuta Arifi, kandidate e BDI-së për Tetovë.

Kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se projektet e Arifit janë veprime sa për sy e faqe në kohë fushate. Sipas Kasamit Tetova ka nevojë për ndryshime rrënjësore në infrastrukturë, arsim dhe kulturë.

Kundër kandidatja nuk ka arritur ta realizojë asnjë projekt të mirëfilltë. Gjithë ato rrugë që janë hapur në kohën e fushatës veçanërisht gjatë kohës me shi dukej gjendje e mjerueshme ku unë personalisht kam parë pleq dhe plaka duke u munduar të kalojnë në rrugë me baltë, në rrugë të cilat vetëm një person që nuk i do bashkëqytetarët e saj ia bën këtë. Sigurisht që qytetarët e Tetovës të dielën do të japin vendimin e tyre dhe do ta dënojnë kryetaren aktuale”, pohoi Bilall Kasami, kandidat i Lëvizjes Besa për Tetovë.

Dy kandidatët folën edhe mbi projektet për zhvillimin e turizmit malorë, transparencën fiskale dhe menaxhimin me mbeturinat.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button