VIDEO / Armand Duplantis, me rekord të ri të botës

Atleti nga Suedia, Armand Duplantis, vendosi rekord të ri të botës, në kërcimin me shkop, duke regjistruar lartësinë prej 6.16 metra.

Rekordin e ri, atleti suedez e vendosi në Mitingun e Ligës së Dijamantit në Stokholm, duke përmirësuar rekordin e vjetër për një centimetër, që poashtu ishte në pronë të Duplantisit, nga muaji mars të vitit 2020. Kohë më parë, atleti suedez, vendosi edhe rekord të ri botëror në palestër, në kuadër të garave në Kampionatin Botërorin në Beograd.

Mediat preferojnë që ta emërojnë Duplantisin si “Bubka i kohës moderne”, duke e krahasuar atë me atletin ukrainas, i cili dominoi në këtë disiplinë sportive për një kohë të gjatë. Kujtojmë se rezultati më i mirë i Sergej Bubkës është 6.14 metra, i vendosur në vitin 1994, dhe është për 2 centimetra më i dobët se rekordi i ri i Arnaud Duplantis.

LEXO EDHE:

Back to top button