Sllovenia tërhiqet nga Lojrat Mesdhetare në Algjeri

Situata me koronavirusin është duke u keqësuar në gjithë botën dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as Lojrat Mesdhetare në Algjeri. Lajmi i fundit thot se kombëtarja e Sllovenisë në hendboll, në konkurencën e meshkujve, është detyruar që të tërhiqet nga Lojrat Meshdetare, pasi që ka regjistruar 7 hendbollist të prekur me “Covid 19”.

Fillimisht janë paraqitur dy hendbollist me simptome të “Covid 19”, ndërsa pas testimit, janë konfirmuar edhe 5 raste të tjera shtesë, pas së cilës, delgacioni slloven ka vendosur që ekipi i hendbollit të tërhiqet nga garat e mëtejme.

Në Grupin A, gjysmëfinalist është Egjipti, ndërsa Tunisi dhe Serbia, luftojnë për pozitën e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button