Armando Broja dakord për të qëndruar në Holandë

Armando Broja e tregoi veten në kampionatin holandez me Viteshen teksa u shndërrua në lojtarin kryesor të skuadrës. Sulmuesi i kombëtares realizoi 10 gola duke i dhuruar fitore të rëndësishme të tij. 19-vjeçari duket se po mendon të qëndrojë edhe një tjetër sezon në Eredivise, pasi dihet se ai është në pronësinë e Çellsit.

Kështu, duke parë ecurinë e mirë të lojtarit dhe dëshirën për të qëndruar në Holandë e për të fituar eksperiencë, dy klubet kanë nisur negociatat për të rinovuar huazimin.

Me siguri kjo nuk do të jetë e vështirë pasi tashmë duket në interesin e të gjithë palëve që kjo marrëveshje të vazhdojë për të paktën edhe një sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button