Armando Broja duhet të gjejë një skuadër të re në këtë merkato vere
Armando Broja duhet të gjejë një skuadër të re në këtë merkato vere
Armando Broja duhet të gjejë një skuadër të re në këtë merkato vere. Chelsea zotëron kartonin e sulmuesit të Shqipërisë, por lojtari nuk është në planet e stafit teknik për sezonin e ri.
Një vendim i fundit, detyron Brojën për të gjetur një skuadër të re. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, te Chelsea kanë vendosur të largojnë katër futbollistë nga ekipi i parë. Ndër ta, bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar, së bashku me Romelu Lukaku-n, Chalobah dhe Fofana.
Këta futbollistë janë dërguar të stërviten me ekipin U-21, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e stafit. Gjithashtu, ata janë urdhëruar të gjejnë një skuadër të re sa më shpejt. Sa i përket Brojës, interesimet për shqiptarin janë të shumta, teksa në Angli e kërkojnë ekipe si Everton dhe Wolves, ndërsa ndiqet edhe nga Juventusi e Milani. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e 22-vjeçarit.