Armando Sadiku vazhdon karrierën në Azi, prezantohet te Mohun Bagan

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te skuadra e re. Elbasanasi ka zgjdhur të vijojë karrierën në Indi, aty ku ka firmosur me skuadrën e Mohun Bagan.

Ishte vetë klubi nga India që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, që për herë të parë në karrierën e tij do të provojë një aventurë në Indi. Ndërkohë, skuadra me të cilën firmosi Sadiku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet “play-off”-it.

Kujtojmë se së fundmi, Sadiku ishte pjesë e Kartagenës në La Liga 2, ndërsa në 34 ndeshje gjeti edhe tetë herë rrugën e rrjetës.

LEXO EDHE:

Back to top button