Armët ilegale shqetësim për shoqërinë në Kosovë

Mbajtja e armëve ilegale, për të cilat thuhet se janë mbi 250 mijë. Në vitin 2021, policia ka konfiskuar 1.280 armë pa leje, ndërsa numri i municionit të konfiskuar është 42.031. Ndërsa sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, këto vrasje po kryhen nga armë ilegale.

Sa i përket armëve ilegale, në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës, kanë thënë se në vazhdimësi po ndërmarrin veprime konkrete për parandalim të aktiviteteve të kundërligjshme.

“Policia në vazhdimësi ka ndërmarrë veprime konkrete për parandalim të aktiviteteve të kundërligjshme, qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme”.

“Kur flasim për armët ilegale njëherë është bërë liberalizimi rreth tri vjetëve dhe kjo realisht nuk kishte ndonjë rezultat apo sukses të shumëpritur, për shkak që nuk u bënë përgatitjet e duhura për legalizim të armëve për qytetarët. Ato (armët) ushtarake dhe mjetet eksplozive tjera konfiskohen. Nevojiten mënyra tjera për të ulur numrin e madh të armëve ilegale pasi zakonisht me këto armë po kryhen vrasjet në Kosovë, sikurse edhe rasti i fundit të premten në Ferizaj”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button