Arnold Schwarzenegger në rolin e Zeusit në një projekt të ri misterioz
Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger postoi në Instagram një poster të një projekti misterioz të quajtur Zeus, i cili njoftoi se do të mbërrinte këtë muaj.

Schwarzenegger publikoi një poster për një projekt të quajtur Zeus, i cili ngjalli shumë spekulime në internet. I veshur si mbreti grek i perëndive, Arnold ka shkruar krahas fotos se projekti do të mbërrinte në shkurt. Filmi i fundit në të cilin pritet të shohim Schwarzenegger-in në vitin 2022 është “Kung Fury 2”, në të cilin ai do të shfaqet përkrah Michael Fassbender, David Sandberg dhe Alexandra Ship. Nuk ka asgjë në IMDb për një projekt të tillë dhe Men’s Health shkruan se Schwarzenegger me siguri do të shfaqet si Zeus në një reklamë për Super Bowl, një ngjarje e planifikuar për 13 shkurt.
View this post on Instagram