Arnoldi shpjegon momentin e tensionimit me Granit Xhakën

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen derbi ndaj Liverpulit në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të në Premierligë. Me këtë barazim, Arsenali tani shkon në kuotën e 73 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Mançester Siti që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Liverpuli mbetet në vendin e tetë me 44 pikë gjithsej. Në një moment të takimit, pati një përleshje mes Arnoldit dhe Xhakës, teksa anglezi reagoi duke folur për këtë rast.

“Unë mendoj se pak zjarr në një lojë të tillë nuk ka asgjë të keqe. Ai më largoi topin kështu që unë reagova. Kjo shkaktoi paksa tension”, tha Arnold.

LEXO EDHE:

Back to top button