Arrestohen 3 persona, akuzohen për armëmbajtje pa leje

Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje.

“Më datë 28.11.2021 policia ka privuar nga liria B.D. (31) nga fshati Banjë, I.J.(41) nga fshati Çeshinovë, Komuna Çeshinovë – Obleshevë dhe D.D. ( 25) nga fshati Banjë, Koçan. Konkretisht, pas informacioneve të marra paraprakisht se në zonën e Koçanit janë kryer shkelje nga neni 80 i Ligjit për Armët dhe veprat penale që ndërlidhen me armëmbajtjen e paautorizuar, punonjësit e policisë kanë ndërmarr aksion me çrrastë tek personi B.D. është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie në pronësi të S.M. nga Koçani, tek I.J. janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie. Është arrestuar edhe D.D. i cili posedonte armë pa leje. Pas dokumentimit të rastit ndaj personave në fjalë do të ngritën padi adekuate”, njoftojnë nga MPB-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button