BDI: Alternativa vazhdon të figurojë si parti e veçantë, me kryetar të ndryshuar fshehurazi

Në një kumtesë për media Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon VLEN-in duke theksuar se Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt politik aktiv në Regjistrin Qendror, ndërsa në dokumentet zyrtare si kryetar i saj figuron Zekirija Berisha.

Sipas të dhënave në Regjistrin Qendror, kryetar i Alternativës figuron Zekirija Berisha, shef i kabinetit të ministrit Bekim Sali. Kur është zgjedhur Zekirija Berisha kryetar? Cili organ partiak e ka marrë këtë vendim? Pse ndryshimi është mbajtur i fshehtë? A e dinë anëtarët e Alternativës se kush e drejton juridikisht partinë e tyre? Kemi një rast skandaloz dhe me gjasë të paprecedentë: një parti ndryshon kryetarin në dokumentet zyrtare, ndërsa këtë fakt e fsheh nga qytetarët dhe nga anëtarët e vet. BESA vazhdon të ekzistojë me Bilall Kasamin kryetar. Alternativa vazhdon të ekzistojë me Zekirija Berishën kryetar“, thuhet në kumtesën e BDI.

Nga BDI theksojnë se e ashtuquajtura “shkrirje” ekziston vetëm për konferenca dhe propagandë. Sipas tyre, partitë, kryetarët, vulat dhe interesat vazhdojnë të mbeten të ndara. Nga BDI shtojnë se “S’Vlen” është një mashtrim nga themeli deri në majë.

LEXO EDHE:

Back to top button