Arrestohen dy të rinj nga Shkupi, ja për çka akuzohen

Arrestohen dy të rinj nga Shkupi, ja për çka akuzohen

Ministria për Punë të Brendshme njofton se në autostradën Shkup-Gevgjeli, në pikën pagesore “Smokvica”, mbrëmë në ora 20:30, nëpunësit policorë nga Stacioni policor “Bogorodicë” kanë arrestuar personat B.Z. (27) nga Shkupi dhe P.K.(22) nga fshati Inxhikovë i Shkupit.

Nga ky dikaster informojnë se gjatë kontrollit në makinën “Volksvagen Kedi” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga B.Z dhe pasagjer ishte P.K, janë gjetur 16 emigrantë nga India, mes të cilëve dhe një grua.

“Emigrantët janë dërguar në qendrën transitore dhe për rastin është njoftuar Prokurori Publik kompetent. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button