Arrestohen dy të rinjtë në Kukës, konfiskohen armë dhe drogë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kukësit për shkak se janë kapur me armë zjarri, municione dhe kanabis.
Të arrestuarit janë A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash./TCh/