Arrestohen katër persona nga Shkupi, ja për çfarë akuzohen

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:00 në rrugën “69”, në afërsi të Stacionit hekurudhor në Shkup, policia ka privuar nga liria katër persona: Xh.A. (43), A.B. (32), R.R. (550 dhe G.B. (44), që të gjithë nga Shkupi, sepse tek ta është gjetur dhe konfiskuar një sasi e mallrave të ndryshme pa dokumentacionin përkatës.

Personat në fjalë u ndaluan për shkak të dyshimit se kanë fshehur mallrat të cilat janë lëndë e tregtisë ilegale dhe mashtrimit doganor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button