Arrestohen tre persona për grabitje në Tearcë të Tetovës

Tre persona janë privuar nga liria dhe kundër tyre ka nisur hetimi në lidhje me grabitjen e 22 nëntorit në një objekt për lojëra të fatit në Tearcë të Tetovës.

“Policia nga SPB-Tetovë ka privuar nga liria S.A.(42), D.S.(28) dhe M.B. (32) nga fshatrat e Tetovës, Dobrosht, Gllogjë dhe Tearcë, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “grabitje”. Tre personat po mbahen në stacionin policor në Tetovë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB njofton se hetimi po vazhdon dhe se po merren masa për zbardhjen e plot të rastit.

LEXO EDHE:

Back to top button