Arrestohet 29 vjeçari nga Gostivari, kishte sjellje agresive ndaj policisë

Mbrëmjen e djeshme (22-shtator) rreth orës 23:50, efektivët e policisë të SPB Tetovë, në Vrapçisht të Gostivarit, e kanë arrestuar 29-vjeçarin M.S. nga ky fshat, i cili kishte refuzuar urdhrat e policisë dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre, pasi që paraprakisht kishte marrë pjesë në një aksident trafiku. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet një parashtresë adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button