Talebanët argëtohen duke shfrytëzuar si luhatëse helikopterët

Forcat amerikane dhe të aleatëve të saj braktisën Afganistanin në fund të gushtit, pas vetes lanë shumë pajisje ushtarake.

Pentagoni pati njoftuar se të gjithë helikopterët, aeroplanët dhe mjetet e blinduara që i kanë lënë nuk janë më efikase për përdorim, me qëllim që të mos bien në duart e talebanëve për t’i shfrytëzuar.

Por në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme ku shihen talebanët sesi “argëtohen” me një helikopter, të cilin e shfrytëzojnë si “luhatëse” – duke qëndruar të ulur në helikën e saj.

Të vetëdijshëm për vlerën dhe aftësitë e tyre, talebanët i transportuan në aeroportin e Ganzit në Kandahar me shpresën se do të arrijnë t’i riparojnë.

Ndërkohë, mediat botërore raportojnë se talebanët kanë kërkuar t’i drejtohen botës me një fjalë rasti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së – duke precizuar qëndrimin e tyre për “Emiratet Islamike të Afganistanit”.

LEXO EDHE:

Back to top button