Arrestohet 32 vjeçari nga Dobroshti i Tetovës, ja për çka akuzohet
Pjesëtaret e policisë të SPB-Tetovë, dje (9-nëntor) rreth orës 10:30, në Dobrosht të Tetovës, kanë arrestuar 32-vjeçarin D.I. nga ky fshat, i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”, dhe për të njëjtin kishte të lëshuar urdhër arresti vendas dhe ndërkombëtar. I njëjti është ndaluar në Institucionin penal ndëshkues “Burgu i Tetovës” në Tetovë për vuajtje të dënimit.







