Arrestohet 35 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Arrestohet 35 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Sektori për Pune te Brendshme (SPB) Tetovë, dje (17 mars) rreth orës 14:30, në rrugën lokale për fshatin Trebosh të Tetovës, ka ndaluar 35-vjeçarin M.A. nga Treboshi, i cili kërkohej me urdhër qendror në bazë të vendimit të gjykatës për të vuajtur dënimin me një vit burg për kryerjen e veprës “veprim të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik” të dënueshëm sipas nenit 300 të Kodit Penal.

Personi në fjalë menjëherë është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:

Back to top button