Arrestohet 42 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Arrestohet 42 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria 42 vjeçarin XH.S. nga Tetova i cili kërkohej me flat-arrest për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e gjysmë. XH.S. ishte i dënuar për disa vjedhje të rënda.

“Sot (1- mars) rreth orës 06:20, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 42-vjeçarin Xh.S nga Tetova, i cili ka qenë i shpallur në kërkim me fletë–arrest për vuajtje të dënimit me burg në afat prej dy vjet e gjysmë për shkak të kryerjes së më shumë vjedhje dhe vjedhje të rënda. Menjëherë pas arrestimit ai është dërguar në burgun “Idrizovë” në Shkup”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button